LAJMI I FUNDIT:

Kavajë, treni përplaset me veturën, gjashtë të plagosur (Video)

Kavajë, treni përplaset me veturën, gjashtë të plagosur (Video)

Duhej të ishte një ditë e qetë plazhi, por për pak u kthye në një tragjedi, për familjen prej gjashtë anëtarësh, bashkëshortët dhe katër fëmijë të mitur, të moshës nga 8 deri ne 2 vjeç, që jetonin në Angli.

Ata janë përplasur nga treni i pasagjereve i linjës Durrës-Elbasan pranë vendit te quajtur Përroi i Agait në Durrës. Mjeti SUV i tipit Volvo me targa angleze, u mor para nga treni teksa po kalonte një mbikalim hekurudhor te ligjshme por te pambrojtur me trarë apo roje.


Për rreth 80 metra treni ka marrë zvarrë mjetin me gjashtë persona brenda, por fatmirësisht asnjë nga anëtaret e familjes nuk u dëmtua seriozisht.

Ata u transportuan ne spitalin e Durrësit ku morën ndihmën e parë dhe u konstatuan vetëm me tronditje psikike pa dëmtime fizike. Por ky aksident i përsëritur në mbikalimet hekurudhore, ka ngritur edhe një herë problematiken e këtyre mbikalimeve dhe pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve qe tregohen te shkujdesur.

Jo vetëm në kalesat e paligjshme por edhe në ato kalesa që quhen të ligjshme por të pambrojtura në linjën hekurudhore vazhdojnë të ndodhin aksidente me pasoja të rënda për shoqërinë.

Pothuajse në gjitha rastet e aksidenteve, ashtu si ky aksident qe ndodhet pas krahëve të mi, shkak kryesor i aksidentit është vetëbesimi i tepruar i drejtuesit të mjetit për të kaluar përpara trenit të hekurt. Por në këtë rast fatmirësisht aksidenti kaloi pa viktima, edhe pse ne mjet ndodheshin katër fëmije të mitur.

Arsyeja se përse mbikalimet në hekurudhe nuk kanë më roje, janë shkurtimet e vazhdueshme të punonjësve në hekurudhat shqiptare të cilat janë në shkatërrim e sipër. Trenat lëvizin ende pa asnjë fitim ekonomik. Lokomotiva që u përplas me mjetin kishte vetëm dy vagone me 12 pasagjerë gjithsej.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori