LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja i del në ndihmë Suharekës pas vërshimeve

FSK-ja i del në ndihmë Suharekës pas vërshimeve

Ekipet e FSK-së të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe ato të Batalionit të Xhenios, po i dalin në ndihmë institucioneve dhe qytetarëve të Komunës së Suharekës në përballimin e situatës së shkaktuar pas vërshimeve të fundit.

Vendimin që FSK t’i dal në ndihmë Suharekës, e ka marrë komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas kërkesës së Kuvendit Komunal të Suharekës.


Sipas një komunikate, operacionet e FSK-së janë duke vazhduar punën, si në pastrimin e rrugëve, largimin e ujit me pompa nga objektet e banimit, largimin e shumë objekteve të forta nga rrugët dhe trotuaret, të cilat janë bartur nga shirat e shumta që kanë rënë në natën e 15 gushtit në këtë komunë.

Pas vërshimeve, në Komunën e Suharekës, shumë lagje kanë pësuar dëme materiale, qoftë në infrastrukturë rrugore, qoftë në shtëpitë private dhe objekte tjera afariste.

“Në këtë operacion, FSK-ja ka angazhuar teknikën e saj të përshtatshme për këto raste, si: autocisterna për pastrimin e rrugëve dhe parandalimin e erozionit; kamionë Kiper për ngarkimin dhe transportimin e dheut dhe zhavorrit si dhe ekskavatorë për kryerjen e punimeve në evitimin  e dëmeve në  fshatrat Greiqec, Papaz dhe Leshan”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori