Në konferencën për medie të mbajtur sot, Kryetari i LB-së, Valon Murati, ndër të tjera tha se zhurmat e fundit për korrigjim kufijsh na bëjnë të frikësohemi se Kosovës po i përgatitet skenari më i keq i mundshëm, ai i instalimit të asociacionit të komunave serbe, i cili në rrethanat e një dialogu ku po flitet për marrëveshje përfundimtare, mund të përfundojë me kompetenca ekzekutive dhe me autonomi politiko-territoriale.
“Duke rikujtuar se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të futen në një fazë kritike nga muaji shtator i këtij viti, ai tha se fatkeqësisht, opinioni publik dhe partitë politike janë më të përçara se kurdoherë rreth kësaj teme dhe se Kosovës i mungon platforma politike për këto bisedime e, rrjedhimisht, edhe konsensusi politik për to”, thuhet në njoftimin për media.
Sa i përket qëndrimit të Lëvizjes për Bashkim rreth çështjes shqiptaro-serbe, Murati tha: “Lëvizja për Bashkim që prej vitit 2008 ngulmon se boshti rreth të cilit duhet të ndërtohet platforma për bisedime me Serbinë është parimi i reciprocitetit. Kjo nënkupton reciprocitet në të drejta në mes të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, me ato të serbëve në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok: Zbatimi me konsekuencë i parimit të reciprocitetit, nëse rrethanat ndërkombëtare e lejojnë, mund të shkojë edhe deri në ridefinim (ripërcaktim) të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjithnjë duke u bazuar në vullnetin e popujve: aty ku shqiptarët në tri komunat e Kosovës Lindore janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën të kenë të drejtën të bashkohen me Kosovën dhe aty ku serbët në tri komunat veriore janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë të kenë të drejtën të bashkohen me Serbinë”.
Ndërsa, sipas platformës së LB-së as në konceptin e reciprocitetit, e as të ridefinimit (ripërcaktimit) të kufijve, nuk duhet të përfshihet pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës. “Në këtë pjesë 12.000 shqiptarë janë dëbuar me dhunë në vitin 2000 dhe institucionet tona duhet të punojnë që ata të kthehen atje” – përfundoi Murati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?