LAJMI I FUNDIT:

Milani dhe Roma në ‘luftë’ për Promes

Milani dhe Roma në ‘luftë’ për Promes
Quincy Promes (Getty Images)

Të dy ekipet italiane, Milani dhe Roma duan shërbimet e yllit holandez, Quincy Promes, por Spartak Moska dëshiron 25 milionë euro për anësorin e sulmit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Rossonerët i janë bashkuar Romës në garën për shërbimet e holandezit 26-vjeçar.

Ai luan kryesisht në anën e majtë të sulmit me tre, por gjithashtu mund të bëjë punë edhe në të djathtë apo edhe si sulmues i dytë.


Këto shkathtësi e bëjnë atij një alternativë të vlefshme për skuadrën e drejtuar nga italiani Gennaro Gatusso.

Promes duke festuar një gol me fanellën e Spartakut (Getty Images)

Kjo pasi, Promes do të mund të luante në vend të Susos, Fabio Borinit dhe Hakan Calhanoglut.

Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë edhe aq i lehtë pasi skuadra ruse nuk e vlerëson pak lojtarin e saj.

Promes së bashku me Robben (Getty Images)

Spartak Moscow i ka vendosur çmimin prej 25 milionë eurosh, pasi ai është nën kontratë deri në qershor të 2021.

Promes që nga bashkimi i tij me klubin rus ka zhvilluar 127 ndeshje dhe ka shënuar 64 gola, teksa ka pesë gola në 28 paraqitje për Holandën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori