LAJMI I FUNDIT:

Milani i interesuar në Promesin

Milani i interesuar në Promesin
Quincy Promes (Getty Images)

Milani thuhet se është i interesuar në sulmuesin anësor të Spartak Moskës, Quincy Promes, të cilin e duan si huazim me opsion blerje.

26-vjeçari është një reprezentues i rregullt holandez dhe ka kaluar katër sezonet e fundit duke luajtur në Premierligën e Rusisë.


Sipas faqes së internetit të gazetarit Gianluca Di Marzio, Rossonerët kanë kontaktuar me Spartakun për të kërkuar informacione rreth lojtarit.

Të gjitha lajmet rreth Promes
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Promes

Megjithatë, negociatat e vërteta mes klubit italian dhe atij rus nuk kanë filluar akoma.

Promes me fanellën e Spartakut (Getty Images)

Çmimi i kërkuar për Promes është rreth 25 milionë euro, por Rossonerët nuk janë gati ta paguajnë.

Klubi nga San Siro do të kërkojë të bëjë një marrëveshje mbi bazën e një huazimi të shtrenjtë me mundësi blerje përfundimtare në fund të sezonit.

Promes duke festuar një gol së bashku me Arjen Robben (Getty Images)

Ndryshe, Promes që nga bashkimi i tij me klubin rus ka zhvilluar 127 ndeshje dhe ka shënuar 64 gola.

Promes ka fituar kampionatin rus dhe Superkupën në vitin 2017. /Telegrafi/