Lëvizja Vetëvendosje deklaron se Shpend Ahmeti e ka vjedhur mandatin nga ky subjekt dhe tani po e ndan me PDK-në.
Në një reagim të këtij subjekti politik thuhet se Shpend Ahmeti e tejkaloi arrogancën e paturpësinë e djeshme ndaj të zgjedhurve e qytetarëve duke e shpërfaqur sipas tyre, bashkëpunimin me PDK-në.
“Duke u bërë bashkë me PDK-në, sot kryetari i Komunës inauguroi zaptimin e Komunës tonë. Ky zaptim bëhet i mundshëm sipas tyre duke e larguar VV-në. Andaj edhe e shkarkuan asamblistin Egzon Azemi nga aksionari i NPB-së. Për këtë iu deshën votat e PDK-së. Kjo parti zaptuese e shtetit bashkëveproi sot me Shpend Ahmetin në mbledhjen e shtatë të Kuvendit për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje. Fillimisht ia bëri kuorumin, më pas ia mundësoi votimin kundër Lëvizjes si dhe e ndihmoi për emërimet nga PSD e AAK që Shpend Ahmeti i kërkoi”, thuhet në reagim.
Vetëvendosje thotë se PDK, siç e quan parti me drejtues uzurpatorë të shtetit, por me vetëm 10 për qind të votave në Prishtinë, sipas VV-së, nuk vepron jashtë pazareve as nuk dhuron asgjë.
“Shtrohet pyetja, çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës Shpend Ahmeti PDK-së për t’ia marrë votën sot. Kjo sjellje e Ahmetit nuk është e re. Shpend Ahmeti e ka vjedhur pushtetin për Prishtinën nga VV-ja dhe tani po ia dorëzon atë PDK-së. Vullneti i qytetarëve nuk rregullohet në tregun e mallrave. Nuk mundet të tradhtosh votën që ta kanë dhënë qytetarët si VV-ja pa shkuar në prehrin e SHIK-ut. Zelli i madh që e ka kapluar për ta luftuar VV-ja nuk e ka pasur në luftimin e pushtetit. Në këtë beteje e përfshinte organizata e Lëvizjes dhe aktivistët e vendosur për të çliruar qytetin nga mafia. Shpendin e kemi njohur si frikacak. Atij po i duket se po trimërohet në krah të PDK-së. Por në krah të PDK-së nuk ka vend me trimërim por për korruptim. Sot për sot Shpend Ahmeti dëshiron t’ju dorëzohet herë njërës parti të pushtetit herë tjetrës, secila me projekte të dëmshme për shtetin. Por secila nga këto palë, përfshirë Shpend Ahmetin duhet ta dinë se e kanë përballë VV-ja edhe organizimin e qytetarëve”, shkruan Vetëvendosje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A