Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media lidhur me draftin e Asociacionit.
Deputetja e kësaj lëvizje, Albulena Haxhiu ka thënë se ka pasur diskutime jo të qarta lidhur me ekipin menaxhues gjegjësisht draftin e Asociacionit.
“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se 23 nene të Kushtetutës së Kosovës shkelen me marrëveshjen e Zajednicës. Ekipi menaxhues është ekip jo kushtetues. Çfarëdo dokumenti i prodhuar nga ky grup është jo-kushtetues dhe këtë duhet ta dijë edhe kryeministri që po bënë që nuk po merr vesh asgjë por edhe përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se personat e ekipit menaxhues për Asociacionin, janë kundër Republikës së Kosovës dhe janë aty me direktiva të Beogradit
Tutje Haxhiu shoti se Thaci nuk ka as legjitimitet dhe kredibilitet të na flasë për ndryshim të kufirit me Serbinë.
“Thaçi nuk duhet ta takoj më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pasi që Thaçi nuk ka mandat nga Kuvendi por poashtu nuk ka as mandat as nga populli për aventurat e tij. Takimi i paralajmëruar për në shtator është i papranueshëm për ne dhe si Vetëvendosje do ta kundërshtojmë atë”, ka thënë Haxhiu.
Në anën tjetër, deputetja Arbërie Nagavci ka theksuar se një ide e tillë është e rrezikshme. Ajo u ka bërë thirrje institucioneve që të parandalojnë këtë, duke i hap rrugë zgjedhjeve të reja.
“Institucionet duhet të kërkojnë me ngulmë që Serbia të njoh menjëherë Republikën e Kosovës dhe të kërkojë falje për krimet e luftës dhe të shpreh gatishmërinë për të paguar dëm shpërblimet. Ajo që po deklarohet nga Hashim Thaçi është e rrezikshme. Shprehja e korrigjimit të kufijve që po e përsërit vazhdimisht këto ditë me intensitet të shtuar vende-vende në Kosovë, duhet të trajtohet si tërësi dhe jo të ndara nga njëra tjetra.
E dini se kur është puna te deklaratat ai është i pari që po nxitë shqiptarët që të veprojnë. Të mos veprojë me shqiptarët e Luginës, si në rastin që veprojë me ushtarët e UCPMB-së në Preshevë. Ajo që është e padiskutueshme, Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. Është e domosdoshme që këto zgjedhje t’i hapin rrugë një Qeverie të re që do të punojë dhe angazhohet për një shtet të së drejtës që nuk e duron krimin dhe korrupsionin. Kosova ka nevojë për një president të ri”, ka thënë Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para