Vendimi i Qeverisë se Kosovës për mosrishikim të buxhetit për këtë vit po vlerësohet veprim i gabuar nga udhëheqës të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike.
Zyrtarë të Qeverisë se Kosovës kanë konfirmuar se nuk do të ketë rishikim të buxhetit, pasi siç thuhet, “buxheti është planifikuar mirë, sa nuk ka nevojë për rishikim”.
“Rishikimi i buxhetit nuk është obligim ligjor. Buxheti është përgatitur në përputhje me planin dhe në harmoni me vizionin qeverisës. Prioritetet dhe objektivat zhvillimore janë orientuar bazuar ne dokumentet strategjike”, thotë për Radion Evropa e Lirë Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave.
Por, ky veprim i Qeverisë se Kosovës do të dëmtojë posaçërisht projektet kapitale te nivelit lokal, thonë udhëheqës të Asociacionit të Komunave të Kosovës, të cilët kanë dërguar një kërkesë në Ministrinë e Financave që të bëhet rishikimi i buxhetit.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për Radion Evropa e Lirë thotë se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga Qeveria e Kosovës.
Ai e konsideron të nevojshëm dhe të domosdoshëm rishikimin e buxhetit, për siç thotë, menaxhimin dhe realizimin më të mirë të projekteve kapitale.
Për shkak të mosrishikimit të buxhetit, Ibrahimi dyshon se në tremujorin e fundit të këtij viti, Qeveria e Kosovës do marrë grantet me vlerë milionëshe të komunave dhe do t’i destinojë ato në nivelin qendror.
“Dhe në tremujorin e fundit, nëse komunat nuk mund të zbatojnë disa projekte që janë paraparë më herë, mirëpo është kërkuar rishikim i buxhetit, në mënyrë që të zbatohen edhe projekte të tjera, atëherë niveli qendror e ka të drejtën që në tre mujorin e fundit, këto mjete t’i marrë nga komunat, prej mjeteve që iu kanë transferuar komunave si grante qeveritare, kurrsesi nga të hyrat vetanake”.
“Mirëpo, këto shuma konsiderohen se janë milionëshe, të cilat do t’u merren komunave nga niveli qendror dhe ato do të ridestinohen nga niveli qendror pa i konsultuar komunat se ku do të shkojnë ato mjete”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Sazan Ibrahimi.
Proces të domosdoshëm rishikimin e buxhetit e konsideron edhe Naser Osmani, anëtar në Komisionin për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.
Vendimi i Qeverisë se Kosovës për rritjen e pagave, shpenzimi i mjeteve buxhetore në mënyrë ad-hoc, sipas Osmanit, janë arsye të nevojshme për rishikim të buxhetit.
“Më qenë se ka pasur rrjedha të mjeteve të shpërndara, të paplanifikuara, siç është rasti me rritjen e pagave, pastaj për disa projekte kapitale ose edhe me lëvizjen e projekteve të ndryshme të investimeve kapitale, rishikimi është i domosdoshëm. Nëse nuk bëhet rishikimi, atëherë mund të ketë ndërhyrje në Ligjin e buxhetit, faktikisht që do të konsiderohet shkelje ligjore nga ana e Qeverisë se Kosovës”, shprehet deputeti Osmani.
Arsyet e mosrishikimit të buxhetit janë politike, vlerëson ekspertin për çështje ekonomike Naim Gashi. Ai thotë se shteti dhe buxheti ka nevojë imediate për të rishikuar buxhetin, pasi ka projekte të mëdha që kanë një ngadalësim në realizimin e tyre dhe projekte të cilat kërkojnë fonde më të mëdha.
“Rishikimi i buxhetit përbën një elemente esencial për të nxitur zbatimin e projekteve kapitale dhe projekteve tjera brenda një ekonomie nacionale dhe është i domosdoshëm në praktikat parlamentare”, thotë Gashi.
Ndryshe, zyrtarë të Ministrisë se Financave, thonë se të hyrat e përgjithshme buxhetore janë mirë duke performuar dhe se shpenzimet janë brenda planit. Kurse, nëse ka kërkesa brenda strukturës së shpenzimeve, atëherë sipas Ligjit të buxhetit 2018, sipas Shahinit, në muajin tetor, Ministri i Financave gëzon të drejtën ligjore për të marrë veprime sipas kërkesave të organizatave buxhetore në pozicionet ku ka nevojë për mjetet shtese.
Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin gjashtëmujor të buxhetit për vitin 2018, i cili do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës. Raporti për këtë periudhë evidenton të hyrat e përgjithshme në shumën 870 milionë euro, që shënon rritje prej 6 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit paraprak. Kurse shpenzimet gjatë kësaj periudhe arrijnë shumën 855 milionë euro, që shënojnë rritje për 10 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak. /REL /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp