LAJMI I FUNDIT:

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
Cuca Peci

U mbajt dita e parë e Festivalit të 13-të të Teknologjisë, KosICT 2024, në Tech Park Prishtina, duke mbledhur ekspertë të teknologjisë nga e gjithë bota.

Ky event ka për qëllim të ofrojë mundësi për të rinjtë, kompanitë dhe startupet për të mësuar nga inovatorët më të mirë të industrisë, si dhe për të rrjetëzuar me ekspertë ndërkombëtarë.

Vjollca Çavolli, drejtoreshë ekzekutive e STIKK, theksoi rëndësinë e këtij festivali, duke njoftuar se janë 30 folës ndërkombëtarë që do të ndajnë qasje të reja në teknologji dhe mënyra të reja të të bërit biznes.

Vjollca Çavolli, STIKK

“Është edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë që mbahet në Kosovë. Është një festival kështu shumë i mirënjohur, si në Kosovë, po ashtu edhe jashtë vendit. Për sivjet kemi diku rreth 30 folës ndërkombëtarë, të cilët do të vijnë dhe do të na tregojnë për teknologji të reja, për qasje të reja, për të bërit biznes në mënyrë të ndryshme e tjera. Kjo është një mundësi shumë e mirë edhe për kompanitë tona, edhe për startupet, por posaçërisht për të rinjtë për tu frymëzuar dhe vazhduar me karrierë në këtë sektor i cili ka prosperitet shumë të madh në të ardhmen”, ka thënë Çavolli.

Ajo theksoi se nga ky festival pret që studentët të fitojnë shumë njohuri, shumë shkathtësi gjatë workshop-ve dhe gjatë prezantimeve të ndryshme.

“Këtu është mundësia për t’u takuar me njerëz të ndryshëm të kategorive të ndryshme, me njerëz shumë të fuqishëm, bile të botës me të cilët ndoshta në realitet kurrë s’kishe pas rastin me e taku, me shku në çfarëdo shteti tjetër dhe këtu e ke rastin me pi kafe me të dhe me bisedu”, tha Çavolli.

Në festival, Edi Sylejmani nga kompania “Beriflapp” prezantoi një program internshipi të paguar katër-mujor për studentët, duke u dhënë mundësi të reja karriere.

Edi Sylejmani

Ndërkohë, Drin Përçuku, themelues i një startupi, theksoi mundësinë e decentralizimit në rrjetet sociale si një tjetër inovacion që synojnë të sjellin në treg.

Drin Përquku

Cuca Peci nga Cactus Education tha se: “Në fakt, arsyeja pse ndodhemi këtu është për informim dhe njoftim të studentëve sa i përket teknologjisë së informacionit. Duke pasë parasysh mundësi që po kanë për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në tregun e punës. Tash ne realisht këtu jemi me shkollën e lartë profesionale dy-vjeçare dhe jemi në qendër të trajnimeve që sadopak me i orientu dhe me ju ndihmu studentëve për me ecë në një rrugë të sigurt edhe për me ecë drejt suksesit”.

Cuca Peci

Në këtë event, mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi rëndësinë e digjitalizimit në shërbimet publike për qytetarët e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës është duke planifikuar ndërtimin e Qendrave të Integruara të Shërbimit për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata që nuk kanë mundësi t’i kryejnë vetë shërbimet digjitale.

“Ky event është bërë i rëndësishëm në rrugëtimin digjital të Kosovës. Jemi të lumtur që nga ky edicion KosICT do të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë. Si ballafaqohemi me sfida dhe mundësitë, do të ketë rëndësi të madhe,” deklaroi Kurti.

Albin Kurti, kryeministër

Ai shtoi se transformimi digjital është një nga çështjet kyçe në agjendën qeveritare.

“Kjo është e ardhmja që duam ta ndërtojmë. Ku njerëzit s’kanë nevojë të rrinë në radhë të gjata por i marrin shërbimet që u nevojiten vetëm me një klik,” tha kryeministri, duke vënë theksin në rëndësinë e thjeshtësisë dhe efikasitetit që sjell digjitalizimi.

Kurti gjithashtu përmendi se gjithëpërfshirëja është një komponent thelbësor i këtij procesi, duke siguruar se të gjithë qytetarët do të kenë qasje në shërbime.

“Për ata që nuk mund t’i përdorin shërbimet digjitale, do të mund të kërkojnë ndihmë në Qendrat e Integruara të Shërbimit. Qendrat e para do të jenë në Prishtinë dhe jemi të entuziazmuar për funksionimin e tyre,” shtoi ai.

Siguria kibernetike ishte gjithashtu një temë e përmendur nga kryeministri, i cili njoftoi themelimin e qendrës së sigurisë kibernetike dhe plane për hapjen e vendeve të punës për agjencinë përkatëse në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Buxheti i Kosovës për vitin 2025 – 25.4% paga dhe shtesa, 25.8% investime kapitale

Buxheti i Kosovës për vitin 2025 – 25.4% paga dhe shtesa, 25.8% investime kapitale

Ekonomi
Edhe tri komuna nuk kanë votuar buxhetin për 2025, kur është afati i fundit?

Edhe tri komuna nuk kanë votuar buxhetin për 2025, kur është afati i fundit?

Ekonomi
Vlera e Bitcoin arrin në 80,000 dollarë për herë të parë - ja pse Trump

Vlera e Bitcoin arrin në 80,000 dollarë për herë të parë - ja pse Trump "po i ndihmon kriptovalutat"!

Botë
Dacia Duster i ri, për ne, për njerëz të vërtetë

Dacia Duster i ri, për ne, për njerëz të vërtetë

Ekonomi
Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!

Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!

Ekonomi
Uniforma Ushtarake: Simbol i Shtetësisë dhe Dinjitetit Kombëtar

Uniforma Ushtarake: Simbol i Shtetësisë dhe Dinjitetit Kombëtar

Ekonomi
Kalo në kategori