LAJMI I FUNDIT:

Pjanic: Me Ronaldon, Juve do të përpiqet të fitojë gjithçka

Pjanic: Me Ronaldon, Juve do të përpiqet të fitojë gjithçka
Miralem Pjanic (Foto: Getty Images)

Miralem Pjanic thotë se Juventusi mund të presë shumë nga Cristiano Ronaldo, ndërkohë që dëshiron të fitojë gjithçka në sezonin e ri.

Zonja Vjetër e transferoi portugezin nga Real Madridi me një shumë rekorde për futbollin italian, ndërsa mesfushori boshnjak beson se 33-vjeçari do të vazhdojë të thyejë rekorde golashënuese dhe të fitojë trofe të Ligës së Kampionëve me Bianconerët.


“Jemi të kënaqur që ai është këtu. U uroj shumë mirëseardhje”, ka thënë Pjanic për ESPN.

Lajmet për Juventus
Lexo po ashtu Lajmet për Juventus

“Brenda disa ditësh, ai do të nisë stërvitjet parasezonale dhe natyrisht se mendoj që Juve ka bërë një transferim të madh dhe skuadra është e kënaqur, ai është i kënaqur, dhe mendoj se do të vazhdojë ta bëjë atë që ka bërë në të kaluarën, çfarë ka bërë te Unitedi dhe Real Madridit”.

“Ka fituar shumë tituj. Ka bërë gjëra të mëdha dhe mendoj se do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë. Është një lojtar i shkëlqyer dhe mendoj se mund t’i ndihmojë shumë klubit të ri. Ai do t’i japë shumë Juventusit”.

Miralem Pjanic (Foto: Getty Images)

“E dimë se Liga e Kampionëve është shumë e vështirë. Duhet të luash ndaj klubeve, si Barcelona, që është shumë vështirë t’i përballosh, Real Madridi, Bayerni, Parisi, prandaj janë shumë klube që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve”.

“Duhet të jesh në formë. Duhet të luash mirë dhe të meritosh të jesh në finale. Nuk është lehtë, por mendoj se skuadra është e mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Natyrisht se skuadra do të përpiqet të fitojë gjithçka. Por, asnjëherë nuk është lehtë”, ka deklaruar mesfushori i Juves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori