LAJMI I FUNDIT:

Simeone nuk është i befasuar nga interesimi i Juves për Godinin

Simeone nuk është i befasuar nga interesimi i Juves për Godinin

Kërkesat e Juventusit për mbrojtësin Diego Godin nuk e befasojnë aq shumë trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.

Simeone, i cili është një prej më meritorve për shkëlqimin e Godin, e ka cilësuar lojtarin si të rëndësishëm për të.

Trajneri argjentinas nuk e nënçmoi Juven, por admiroi sukseset e Zonjës së Vjetër.


“Është normale, jemi mësuar me faktin se lojtarët tanë më të mirë po kërkohen nga ekipet më të mira”.

“Kjo nuk më befason aq. Nuk është vetëm Godin, ka edhe lojtarë tjerë të mëdhenj tanë që po kërkohen”.

“Mund të them se klui po rritet dhe dëshiron të konkurrojë me më të mirët në botë. Dotë jetë një vit i madh për ne dhe tifozët tanë”, u shpreh Simeone.

Gelson Martins nënshkroi kontratë të gjatë pesëjveçare me klubin spanjoll dhe këtë lojtar e vlerësoi lartë Simeone, si një lojtarë të nevojshëm që po përmirësohet. /Telegrafi/