LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet një person në rrugën Tetovë-Gostivar

Aksidentohet një person në rrugën Tetovë-Gostivar

Dje rreth orës 04:20 minuta në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Debreshtit, vetuar e tipit “Kia Sefia” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 26-vjeçarja Ç.S. nga Gostivari, ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

Nga aksidenti Ç.S ka marrë lëndime trupore, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murat” të Gostivarit në gjendje jo kontaktibile, si rast urgjent është transferuar në Klinikat e Shkupit.

Nga policia thonë se janë kryer hetimet dhe punohet në zbardhjen e arsyeve të aksidentit, rrethanat në të cilat ka ndodhur si dhe detaje tjera.