Ndonjëherë gurët janë më shumë se sa thjesht copëza të shkërmoqura toke. Ndonjëherë japin detaje mbi të kaluarën apo të ardhmen e planetit tonë.
”Arkeologët e antikitetit të Qendrës së Kërkimit për Evropën Juglindore në Universitetin e Varshavës, zbuluan se gurët në Shkodër ishin rrënojat e qytetit 2,000-vjeçar të Basanias”, shkruan Christina Ayele Djossa në blogun “Atlas Obscura” që i dedikohet zbulimeve nëpër botë.
Në atë kohë, Bassania ishte një fortesë ushtarake dhe ekonomike, pjesë e mbretërisë së Ilirisë, që ka ekzistuar nga viti 400 deri në 100 p.e.s.
Qyteti antik ka në përbërje shumë banesa dhe fortesa, një prej të cilave arkeologët arritën të zbulojnë.
Ajo që ata gjetën ishin gurë antikë të një foetese të ruajtur nga kulla të mëdha dhe mure prej guri dhe dyer të gjera afërsisht tre metra. Këto ndërtesa mbrojtëse, sipas profesorit Piotr Dyczek të Universitetit të Varshavës, i përkasin arkitekturës helenistike.
Ekipi konfirmoi epokën e rrënojave duke analizuar monedhat e gjetura aty rrotull dhe fragmente të enëve të qeramikës, që i përkasin epokës së mbretërisë Ilire.
Por, nga gurët dolën më shumë informacione në lidhje me qytetin. Muret e gjera prej guri rrethojnë një zonë prej 200,000 metrash katrorë, që do të thotë se Basania ishte tre herë më e gjerë se Shkodra antike që ishte 70,000 metra katrorë.
Por, ky qytet dhe mbretëria Ilire, u pushtuan nga romakët në fillim të shekullit të parë. Kjo është edhe arsyeja përse arkeologëve iu desh kaq shumë për të gjetur Basanian.
“Arsyeja mund të jetë se qyteti pushoi së ekzistuari për një kohë aq të gjatë sa që emri i tij u harrua”, shkruan Dyczek.
“Arkeologët polakë dhe shqiptarë spekuluan gjithashtu se edhe infrastruktura gjeologjike e vendndodhjes ka lidhje me këtë harresë. Rrënojat janë gjetur në një kodër, që nga banorët e zonës quhet buzët e nepërkës, në fshatin Bushat, pak kilometra larg Shkodrës”, thotë Dyczek.
Pas shumë vitesh erozion, gurët e mbetur dukeshin si pjesë e gurëve që përbëjnë kodrën. Kështu për një kalimtar, mund të dukej si një grumbull me gurë, jo një strukturë e përbërë nga njerëzit.
Tani që qyteti i zbuluar është i dukshëm, do të jetë e mundur që këto rrënojat të vizitohen. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPiktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!
Protestat studentore të vitit 1970 të cilat tronditën ShBA-në
Historia e fisit Shala
NËNA DHE DJALI
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Vdiq regjisori i njohur Smail Imeri - emërtuesi dhe një ndër themeluesit e teatrit “Dodona”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'