LAJMI I FUNDIT:

UEFA dënon Romën dhe presidentin Pallotta, klubi italian apelon dënimin

UEFA dënon Romën dhe presidentin Pallotta, klubi italian apelon dënimin

Presidentit të Romës, James Pallotta, i është dhënë një ndalim tre mujor nga UEFA për fyerjen e zyrtarëve të ndeshjes pas humbjes nga Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ndërsa pa dënim nuk ka mbetur as klubi italian.  

Giallorossi ishin në disavantazh 5-2 nga ndeshja e parë në Anfield, por luftuan deri në fund dhe fituan ndeshjen e dytë me rezultat 4-2.


Megjithatë, disa episode të ndeshjes bënë që Pallotta të shpërthej pas ndeshjes duke i quajtur ‘qesharak’ zyrtarët e ndeshjes.

Presidenti i Romës, Pallotta: Jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampionë të Italisë
Lexo po ashtu Presidenti i Romës, Pallotta: Jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampionë të Italisë

Këto deklarata bënë që UEFA ta dënoj presidentin e Romës me një ndalim tre mujor, ndërsa klubin italian me 19 mijë euro për organizimin e pamjaftueshëm dhe hedhjen e fishekzjarrëve.

“UEFA ka vendosur të pezullojë zyrtarin e AS Romas, James Pallotta, për tre muaj nga kryerja e funksionit të tij gjatë ndeshjeve garuese të UEFA-s në të cilën ai do të merrte pjesë”.

“Ndalimi fillon nga ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve të Romës në sezonin e ardhshëm”.

“Ai nuk mund të jetë në fushë ose të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me lojtarët e ekipit ose stafin teknik gjatë ndeshjes dhe nuk mund të hyjë në dhomën e veshjes apo tunel para ose gjatë ndeshjes”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Romët pritet të apelojë ndalimin tre-mujor të dhënë nga UEFA për Presidentin e tyre,  James Pallotta duke tentuar të shpjegojnë se deklaratat e tij janë bërë ‘në vapën e momentit’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori