LAJMI I FUNDIT:

Deklaratën e Delawie, analistët e shohin si ndryshim të politikës së jashtme amerikane (Video)

Deklaratën e Delawie, analistët e shohin si ndryshim të politikës së jashtme amerikane (Video)

Deklarata e ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greg Delawie për bisedimet në Bruksel ka nxituar reagime në opinionin vendor.

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se nga ndryshimi eventual I kufijve mund të preket i gjithë Ballkani dhe kjo do të ishte me rrezik.


Për analistin, Armend Muja, kjo deklaratë e ambasadorit amerikan mund të nxis mendime të tjera sa i përket rendit kushtetues të Kosovës.

“Ai ka refuzuar të mohoj ndarjen kategorikisht, për dallim nga herët e tjera. Kjo ka disa implikime. Implikimi i parë është se në Kosovë do të nxiten mendime alternative për projekte alternative, e dyta është se do të ndezë mendime tjera sa i përket rendit kushtetues nëse ndarja është opsion dhe e treta do të ndjellë një frikë të braktisjes nga ana e kosovarëve’, tha për RTV Dukagjinin analisti Armend Muja.

Por, sipas tij deklarata e ambasadorit Dellawie tregon për një ndryshim të politikës së jashtme amerikane.

“Nuk e besoj se është një ndryshim i qëndrimit aktual, është një ndryshim i politikës së jashtme amerikane që dy vite, prej kur ka ardhur në pushtet Donald Trump. Fokusi primar për SHBA nuk është më Kosova si një shembull i përhapjes së demokracisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisiti, Arton Demhasaj shprehet se koncepti i ndarjes së Kosovës mund të jetë pjesë e negociatave por nuk guxon të realizohet pasi mund të prekej i gjithë Ballkani.

“Ndrarja e mundshme mund të krijojë një precedent te vendet tjera të Ballkanit që nuk kanë përkatësi të pastër etnike. Kjo mendoj se është arsyeja kryesore se koncepti i ndarjes ose shkëmbimit të territoreve është i parealizueshëm.

Ndërkaq, Delawie përmes një postimi në Twitter tha se deklarata e tij u keqinterpretua dhe se lajmi duhet të injorohet.

“Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë, ‘Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani” – ka shkruar Delawie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori