LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas: Ronaldo shkoi në Itali shkaku i taksave më të ulëta në pagë

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas: Ronaldo shkoi në Itali shkaku i taksave më të ulëta në pagë

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas beson se shkalla e lartë e taksave e Spanjës ka kontribuar në largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi dhe po pengon rritjen e ligës.

Ronaldo u largua nga Real Madrid pas nëntë sezoneve për t’u bashkuar me Juventusin në një transferim 105 milionë eurosh më parë këtë muaj. Shkalla më e lartë e taksave në Itali është 46.29 për qind, krahasuar me 52 për qind në Spanjë.


“Transferimi në Itali e favorizon atë, sepse do të fitojë më shumë para se këtu”, tha Tebas për Marca TV.

“Në pikëpamje ndërkombëtare, në Spanjë kemi një problem që nuk mund të garojmë nga pikëpamja fiskale”.

“Kur vjen puna për të ofruar të njëjtën pagë nga Real Madridi, Ronaldo merr më shumë pagë neto në Itali, e cila gjë ka ndikuar në vendimin e lojtarit”.

“Nga ligat e mëdha, lojtarët më së keqi trajtohen fiskalisht jnë Spanjë. Kur fitoni shuma të mëdha parash, atëherë diferenca e vogël është tashmë një shumë parash për një lojtar”.

“Ne duhet të punojmë për këtë sepse kjo situatë fiskale na penalizon dhe na pengon të rritemi si një Ligë”, tha ai.

Muajin e kaluar, mediat kanë raportuar se Ronaldo kishte arritur një marrëveshje me autoritetet tatimore spanjolle për të shmangur burgimin dhe të paguaj një gjobë prej 18.8 milionë eurosh.

Ronaldo, muajin e kaluar u shpall sportisti i tretë më i paguar i botës nga revista Forbes, ku ka një kontratë të përhershme me Niken në vlerë rreth 1 miliard dollarë si dhe merret me reklamat duke përfshirë markat e Tag Heuer.

Kapiteni portugez gjithashtu ka një linjë të produkteve të markës CR7 si dhe një zinxhir hotelesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Përfaqësuesja e Kosovës
“Ata bënë një ofertë prej 200 milionë euro”, këshilltari i Joan Laportas zbulon përpjekjen e ekipit për të nënshkruar me Lamine Yamal

“Ata bënë një ofertë prej 200 milionë euro”, këshilltari i Joan Laportas zbulon përpjekjen e ekipit për të nënshkruar me Lamine Yamal

Ndërkombëtare
Ofendoi rëndë Liverpoolin dhe Kloppin – Liga Premier merr një vendim për gjyqtarin Coote

Ofendoi rëndë Liverpoolin dhe Kloppin – Liga Premier merr një vendim për gjyqtarin Coote

Premier League
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kualifikim

Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kualifikim

Përfaqësuesja e Kosovës
Cancelo zbulon ndjenjat e vërteta për jetën në Superligën e Arabisë Saudite, tre muaj pas transferimit tronditës të Man City

Cancelo zbulon ndjenjat e vërteta për jetën në Superligën e Arabisë Saudite, tre muaj pas transferimit tronditës të Man City

Ndërkombëtare
Kalo në kategori