LAJMI I FUNDIT:

Alternativat e Alisson në rast se largohet nga Roma

Alternativat e Alisson në rast se largohet nga Roma
Robin Olsen duke festuar golin ndaj Meksikës në Botëror (Foto: Getty Images)

Roma është duke konsideruar Robin Olsenin, Alphonse Areolan dhe Jasper Cillessen si zëvendësues të mundshëm të Alisson Becker.

Portieri brazilian është shumë afër kalimit te Liverpoolit, por nuk përjashtohet mundësia që edhe Chelsea të futet në garë në rast se Thibaut Courtois largohet.


Por, tashmë drejtori sportiv i klubit italian, Monchi, ka filluar të mendojë për alternativat.

Alisson Becker gjatë derbit mes Milanit dhe Romës në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Sipas Gazzetta dello Sport, emri i parë në listën është portieri i Përfaqësueses së Suedisë, Olsen, i cili befasoi me paraqitjet e mira në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

28-vjeçari e mbylli sezonin e fundit me Copenhagen duke mos pranuar në 19 ndeshje gola, ndërsa vlera e kartonit të tij është rreth pesë milionë euro.

Robin Olsen gjatë një momenti në ndeshjen Suedi – Zvicër (Foto: Getty Images)

Alternativ tjetër është edhe Alphonse Areola i Paris Saint Germainit, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme, ndërsa tani me ardhjen e Gianluigi Buffon edhe vet ai është duke e menduar largimin.

Dhe në fund është Jasper Cillessen, i cili është portier i dytë te Barcelona.

Sipas GdS, Monchi është duke kërkuar një portier të mirë, por domosdoshmërish “një fenomen”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori