LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp flet për transferimin e Xherdan Shaqirit: Reaguam shpejt dhe mençur

Jurgen Klopp flet për transferimin e Xherdan Shaqirit: Reaguam shpejt dhe mençur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për lojtarin më të ri nw klub, Xherdan Shaqirin.

Ai tha se kur të vije mundësia të nënshkruar me një lojtar të kalibrit si Xherdan Shaqiri për shumën që e kishte në klauzolë, atëherë duhet të veprosh shpejt.


Zyrtare: Xherdan Shaqiri lojtar i Liverpoolit
Lexo po ashtu Zyrtare: Xherdan Shaqiri lojtar i Liverpoolit

“Kur dikush si ai (Shaqiri) është i disponueshëm të blihet në këtë mënyrë, duhet të tregohesh i mençur dhe reagohet dhe ne e kemi bërë’.

“Ai ka shpejtësi dhe aftësi, e ka arrogancën e duhur që duhet ta kesh në fushën e futbollit, trimëri për ta pasur topin dhe për të ndikuar në gjëra. Për të luajtur për ne, këto janë kërkesat elementare”.

Fjalët e para të Xherdan Shaqirit si lojtar i Liverpoolit: Isha afër të vij këtu para disa vitesh, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi
Lexo po ashtu Fjalët e para të Xherdan Shaqirit si lojtar i Liverpoolit: Isha afër të vij këtu para disa vitesh, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi

“Ne jemi hapi i përsosur për të në këtë moment mendoj unë, sepse ai duhet të shtyjë veten dhe të sfidojë veten dhe mjedisi ynë e inkurajon ketë”.

“Ne do të duam që ai ta tregojë vetën, por gjithashtu duam që ai të mësojë dhe të përmirësohet në  fushën e lojës, pasi ende mund të përparojë”, ka thënë Klopp.

Shaqiri ka kaluar nga Stoke City te Liverpool për 13 milionë funte, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 23 në këtë klub. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

La Liga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori