LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Gjykata Federale synon ashpërsimin e masave për bashkim të familjeve emigrantë

SHBA: Gjykata Federale synon ashpërsimin e masave për bashkim të familjeve emigrantë

Gjykata Federale në Shtetet e Bashkuara të premten do të konsiderojë vënien e masave më të ashpra ndaj Qeverisë Amerikane për të siguruar bashkimin e rreth 2,000 fëmijëve emigrantë me prindërit e tyre më 26 korrik.

Pas një padie të bërë nga Unioni Amerikan për Liritë Civile, gjyqtari, Dana Sabraw në San Diego kishte urdhëruar në muajin qershor të bashkoheshin familjet që janë ndarë pasi kanë kaluar kufirin SHBA- Meksikë.


Qeveria ka dështuar që të plotësojë afatin e fundit të martën për të bashkuar prindërit me fëmijët e tyre nën moshën pesëvjeçare.

Sipas dokumenteve të gjykatës, rreth 46 nga 103 fëmijë vazhdojnë të jenë të ndarë nga prindërit e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë, dëbimit të prindërve të tyre dhe çështje tjera, transmeton Rel.

Qeveria ka thënë se përpjekjet e saj për të bashkuar familjet janë zvogëluar për shkak të testeve të ADN-së dhe verifikimit të së kaluarës kriminale të prindërve, për të vendosur nëse të njëjtit nuk përbëjnë rrezik për ambientin e fëmijëve.

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori