LAJMI I FUNDIT:

Vetura dhe paratë e gatshme të rektorit të Universitetit të Mitrovicës

Vetura dhe paratë e gatshme të rektorit të Universitetit të Mitrovicës

I pari i universitetit të Mitrovicës nuk qëndron keq sa i përket pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

Rektori i universitetit publik të Mitrovicës ‘Isa Boletini’, Alush Musaj deklaroi në total 118 mijë e 500 euro vlerë të pasurisë së paluajtshme.


Në Agjenci Kundër Korrupsionit, Musaj deklaroi se ka një  banesë në vlerë prej 70 mijë euro, një tjetër banesë në vlerë prej 38 mijë e 500 euro dhe tokë 10 mijë euro.

Musaj po ashtu ka deklaruar një veturë në vlerë 10 mijë euro.

Megjithatë, rektori nuk kishte shpëtuar nga borxhet pasi ka deklaruar 25 mijë euro kredi në një nga bankat vendore.

Paratë e gatshme të rektorit kapin shifrën 4 mijë euro në total.

Musaj në deklarimin e pasurisë tha që paga e tij vjetore si rektor, duke përfshirë edhe pagesat për mbi normë dhe mëditjet shtesë është 30 mijë e 716 euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij merr pagë vjetore 5 mijë euro nga Spitali Rajonal në Mitrovicë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori