Mercedes-AMG me makinë të vogël sportive, për të rivalizuar me Porsche Cayman (Foto)
Që mund të ketë elemente stili, të marra nga hiper-makina Project One
Para disa muajsh, ka pasur disa lajme se Mercedes-AMG po e planifikon një makinë të veçantë, me të cilën do rivalizojë Porsche Porsche 718 Cayman, transmeton Telegrafi.
Modeli misterioz ende nuk është konfirmuar nga AMG, por Autocar raporton se është në fazat e planifikimit.
Raportohet se do të jetë nën modelin e tanishëm GT, teksa mund ta zëvendësojë SLC, që mund të mos prodhohet më prej kësaj gjenerate. Sikur 718 Cayman, njëjtë do të jetë edhe ky Mercedes me motor në mes.
Pritet të arrijë në dy versione, me tavan statik sikurse Cayman, apo me mundësi të tavanit të hapur sikurse 718 Boxster, ndërsa çmimi pritet të jetë shumë konkurrues me modelet nga Porsche.
Të njëjta burime, thonë se nën kapak mund ta ketë motorin 2.0-litra nga Mercedes që prodhon 400 kuajfuqi, i cili do të shërbejë edhe në modelt A35 dhe A45.
Nuk mungojnë as spekulimet, se do të ketë “linja të pastra”, të cilat mund të jenë të marra nga hiper-makina Project One.
“Ideja është të krijohet një makinë e fuqishme, që është e përballueshme financiarisht dhe mund të shfrytëzohet edhe në pistë”, thuhet lidhur me krijimin e këtij modeli.
Mbetet të shihet, nëse gjatë ditëve në vijim, mund të ketë së paku ndonjë konfirmim nga divizioni AMG, apo po hidhet poshtë si spekulim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
Modeli i vitit 1953 nga Dodge po shitet për 450 mijë dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak