LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e VV akuzojnë Komunën e Prishtinës për shkelje ligjore

Deputetët e VV akuzojnë Komunën e Prishtinës për shkelje ligjore

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë vizituar Ndërmarrjen Publike Banesore ,e cila është bërë mollë sherri që disa kohë ndërmjet Vetëvendosjes dhe PSD-së.

Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli kanë qenë sot mysafirë të Nexhat Kryeziut që po vazhdon të qëndroj në krye të ndërmarrjes.


Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar për këtë takim, ku në mes tjerash përmend sipas tyre edhe ndërhyrjet e Kryetarit Shpend Ahmeti në këtë ndërmarrje.

“U njoftuan me situatën në këtë ndërmarrje, projektet dhe sukseset financiare, sfidat mbi të cilat po kalon, por edhe pengesat të cilat ekzekutivi i Komunës së Prishtinës po i vë, duke ndërhyrë kësisoj pa të drejtë dhe paligjshëm në pavarësinë e ndërmarrjes”, thuhet në komunikatën e degës së Vetëvendosjes në Prishtinë.

“Tentimi për emërimin e bordit dhe kryeshefit të ri ekzekutiv nga vetëm dy aksionarë pa e njoftuar fare të tretin, shkarkimi i njërit prej tyre nga ana e Kuvendit Komunal dhe vet vendimet e MZHE-se tregojnë për ndërhyrje flagrante me shkelje ligjore në punën e ndërmarrjes”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Komuna e Prishtinës ka dorëzuar kërkesë në Policinë e Kosovës që të mundësojë hyrjen në objektin e NPB-së Hajdar Hoxhës, i cili është emëruar si ushtrues detyre i kryeshefit në këtë ndërmarrje, pasi që i njëjti nuk po lejohet të hyjë në objekt.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori