LAJMI I FUNDIT:

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

I dërguari i  Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajçak është pritur nga emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar.


Në një postim në “X”, Lajçak ka shkruar për takimin që pati me Escobarin, duke thënë se ishte një takim shumë produktiv.

“Sapo arrita në ShBA. Pata një takim shumë produktiv me emisarin special të ShBA-ve, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu”, ka shkruar Lajçak.

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor
Lexo po ashtu Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Ndihmës-sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien kishte paralajmëruar vizitën e Lajçakut.

“Zëvendës-ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak, nga fundi i javës për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, shkroi O’Brien. /Telegrafi/