Dhimbja e shpinës është një nga problemet më të zakonshme në botë, e kryesisht shfaqet për shkak të stilit të jetesës që përfshin qëndrimin ulur për orë të tëra.
Ky lloj i dhimbjes është aq i zakonshëm saqë edhe nëse nuk keni pasur probleme të tilla, patjetër se duhet të ndërmerrni masa që të siguroheni se asnjëherë nuk do të keni probleme të tilla, transmeton Telegrafi.
Sa e zakonshme është dhimbja e shpinës?
Dhimbja e shpinës është aq e zakonshme saqë, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 80% e njerëzve priten të kenë probleme me dhimbje në fund të shpinës në një fazë të jetës së tyre.
Nga cili lloj i dhimbjes vuajnë zakonisht njerëzit?
Dhimbja e shpinës mund të manifestohet si episod akut ose si dhimbje kronike. Shumica e shkaktarëve të dhimbjes së shpinës janë për shkak të ndonjë tendosje akute të muskulit, ligamentit, etj.
Cilat janë mënyrat më të mira për ta parandaluar dhimbjen e shpinës?
Më shumë se asnjëherë më parë njerëzit janë duke qëndruar me orë të tëra ulur, prandaj qëndrimi i duhur ulur është një nga mënyrat më të mira për ta parandaluar zhvillimin e problemeve të shpinës.
Mundohuni të qëndroni ulur drejt, t’i mbani duart mirë dhe të uleni në një karrige të përshtatshme.
Si ndikojnë stërvitjet në dhimbje të shpinës?
Pushimi ka qenë këshilla e zakonshme kur ka rënë fjala për trajtimin e dhimbjeve të shpinës në të kaluarën, por këto ditë është më e këshillueshme të qëndroni aktivë – periudhat e stërzgjatura të pushimit vetëm sa e keqësojnë dhimbjen.
Kjo për shkak se stërvitjet i forcojnë dhe zgjatin muskujt e shpinës. Provoni të ecni, të bëni joga, pilate dhe të bëni not.
Përveç ushtrimeve të rregullta fizike, provoni të bëni zgjatje 15 minuta në ditë. Dhimbja e shpinës mund të ketë origjinën edhe nga muskujt e dobët të barkut, prandaj bëni ushtrime që jua forcojnë muskujt abdominal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak