LAJMI I FUNDIT:

Në Istog u shënua “Dita e Plisit” (Foto)

Në Istog u shënua “Dita e Plisit” (Foto)

U mbajt edicioni i pestë më radhë “Dita e Plisit”, që tradicionalisht po organizohet në fshatin Uqe të komunës së Istogut.

Ky manifestim u organizua në odën e Daut Ferataj.


Të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni kishin vendosur plisa të bardhë në kokë, transmeton KP.

Aty u fol rreth plisit të bardhë, u kujtuan dhe përfolën edhe shumë barcoleta të odave dhe anekdota popullore, e poezi kushtuar plisit.