LAJMI I FUNDIT:

Çizhov: Pranimi i Maqedonisë në NATO do të jetë gabim me pasoja

Çizhov: Pranimi i Maqedonisë në NATO do të jetë gabim me pasoja

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vlladimir Çizhov, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerni”, shpreson që zgjidhja e çështjes së emrit midis Athinës dhe Shkupit do të kontribuon në stabilitetin e rajonit, ndërsa theksoi se pranimi i Maqedonisë në NATO do të ishte një “gabim me pasoja”.

“Sigurisht, ne nuk do të hedhim bomba bërthamore. Siç thashë, çdo vend ka të drejtë të marrë vendime dhe të bëjë gabimet e veta. Por ka gabime, që kanë pasoja”, tha Çizhov, duke iu përgjigjur pyetjes për reagimin rus, në rast të pranimit të mundshëm të Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në intervistë të cilën e përcjell Sputnik, ai thotë se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë është çështje që është dashur të zgjidhet më herët, pasi sipas tij, të dy vendet duhet të kenë bashkëpunim fqinjësor.

“Kjo marrëveshje, ne shpresojmë që do ta forcojë stabilitetin e Ballkanit dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, por nuk duhet parë si justifikim për qasje të shpejtë të fqinjit tuaj në aleancën ushtarake”, tha ambasadori rus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori