LAJMI I FUNDIT:

UNHCR: Shqipëria destinacion për refugjatët

UNHCR: Shqipëria destinacion për refugjatët

Muajin e fundit ka pasur rritje të dukshme të migrantëve dhe refugjatëve që kanë hyrë në Shqipëri, si dhe rritje të numrit të kërkesave për azil. Nga muaji janar deri në 13 qershor të këtij viti rreth 2,500 vetë kanë hyrë në Shqipëri dhe 1,500 kanë kërkuar azil, bën të ditur zyra e UNHCR në qendrën rajonale në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sidoqoftë situata nuk mund të quhet krizë, dhe sfidat e krijuara janë përballuar dhe pritet të përballohen nga aktorët relevantë. Puna duhet vazhduar për të siguruar strukturat dhe proceduat adekuate në vend, përfshirë identidikimin e njerëzve me nevoja të veçanta, si viktima trafikimi ose fëmijë të pashoqëruar apo të shkëputur nga familja, për t’i drejtuar ata në institucionet përkatëse.


Zëdhënësi i shtypit të UHNCR-së, Neven Crvenkovic, i tha Deutsche Welle se ka prezencë në të gjitha pikat kryesore të kufirit dhe organizata e koordinon punën e saj me policinë kufitare dhe ata të migracionit duke e vëzhguar situatën.

Po ashtu sipas UNHCR-së “Shqipëria, e ka menaxhuar rritjen e numrit të refugjatëve dhe migrantëve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ka respektuar të drejtën për të kërkuar azil”, thotë Komisariati i Lartë për refugjatët i OKB. Përshembull: qeveria shqiptare ka dyfishuar forcat për të siguruar kontrollin paraprak të refugjatëve dhe migrantëve të rinj në krahasim me vitin 2017. Po ashtu, janë futur procedura të reja për identifikimin e personave me nevoja të caktuara dhe vlerësuar situatën, sidomos duke ofruar alternativa të tjera nga rrugët e rrezikshme. Qeveria është duke rishqyrtuar koordinimin me ministritë që janë të rëndësishme, si ajo e Shëndetësisë dhe e Ndihmës Sociale”.

Sikurse ve në duke më tej zëdhënësi, UNHCR-ja po drejton procesin për përditësimin e planit përgatitor me agjenci të tjera të OKB-së dhe me shoqata të tjera për çështje të kapacitetit operacional për refugjatët dhe migrantët.

Institucionet përgjegjëse në Shqipëri po ndihmohen nga UNHCR-ja që të identifikojnë reagimin efektiv në rast të rritjes së mundshme të fluksit të refugjatëve, duke siguruar që azilkërkuesit dhe refugjatët të kenë akses në procedurat e azilit, të strehohen në mënyrë dinjitoze, t’u mbulohen nevojat bazë dhe të kenë mbrojtjen e duhur, sidomos në rastet e grave dhe fëmijëve.

UNHCR-ja shpjegon se vetë nuk ka njohuri për planet e përmendura nga shtypi, për propozime të bëra nga palët austriako – daneze për të rivendosur refugjatë në një vend evropian, por jashtë Bashkimit Evropian, siç është Shqipëria.

“Asnjë diskutim nuk ka pasur për ngritje kampesh në Shqipëri ose gjetkë”, tha edhe Komisari i BE-së për Migracionin dhe Punët e Brendëshme, Dimitris Avramopoulos, pasi doli nga një takim në Bruksel me ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit.

Duke folur për prioritetet e qeverisë austriake me marrjen e presidencës së radhës të BE-së më 1 korrik, kancelari austriak Sebastian Kurz, theksoi në një konferencë të përbashkët shtypi në Vjenë me Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, se temat kryesore do të jenë mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së, migracioni dhe rendi në Evropë. Tajani e quajti migracionin problemin më të vështirë të Evropës aktualisht. Ai mbështet qeverinë austriake në planet për të ndihmuar Ballkanin perëndimor për vendosjen e stabilitetit.

“Stabiliteti në Ballkan do të thotë stabilitet në Evropë”, tha ai.

Shtypi austriak ka shkruar disa ditë më parë për bisedime që qeveria austriake është duke zhvilluar me vendet e Ballkanit: Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Kosovën për ngritjen e qendrave pritëse për migrantët e ardhur ilegalisht, që janë futur në Austri dhe kanë marrë përgjigje negative azili dhe nuk mund të kthehen në vendin e tyre.

Edhe Kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, ka folur në fillim të muajit për plane për krijimin e kampeve të tilla, që nuk janë brenda Bashkimit Evropian, por që ndodhen në Evropë. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori