LAJMI I FUNDIT:

Maskat grabisin autoblindën me rreth 165 mijë euro në Leposaviq

Maskat grabisin autoblindën me rreth 165 mijë euro në Leposaviq

Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur rreth 20 milionë dinarë të Serbisë ose 165 mijë euro nga automjeti i firmës ‘Henderson’ që po transportonte para të gatshme nga kufiri i Jarinjës në drejtim të veriut të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Kajkovo afër Leposaviqit, ku ka pasur edhe të shtëna armësh.


“Dyshohet se autoblinda është përcjellë fillimisht nga kufiri i Jarinjës prej katër automjeteve, nga të cilat më vonë te vendi Kajkovo kanë dalë disa persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët kanë bllokuar autoblindën dhe kanë arritur të grabisin 20 milionë dinarë”, kanë thënë burimet.

Sipas burimeve, paratë që po transportoheshin nga Serbia destinacion kanë pasur disa filiale të bankës komerciale të Beogradit dhe postave të Serbisë që operojnë në veri të Kosovës.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti. Sipas tij, një automjet ‘Skoda Octavia’ me targa KS në të cilin janë gjetur prova të mjaftueshme materiale se ka qenë pjesë e këtij sulmi, është gjetur i braktisur në Melenicë të Shalës së Bajgorës.

“Në bazë të informatave të deritashme dyshohet se janë grabitur rreth 18 milionë dinarë dhe policia është duke punuar intensivisht në kapjen e autorëve”, ka thënë Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori