LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë (FOTO)

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00, në magjistralen Prishtinë Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë të Klinës.

Kushtet atmosferike kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i veturave.


Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar fotografi të aksidentit, ku shihet një veturë që është rrokullisur.

Sipas fotografive, gjithashtu shihen persona të shtrirë në tokë.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë Policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndërkaq, Policia vazhdon të apelojë çdo herë që ngasësit e veturave të rrisin kujdesin e tyre në komunikacion, në mënyrë që mos të vihet deri tek aksidentet sidomos ato me fatalitet.