Naser Sekiraqës, vëllait të Enver Sekiraqës, dhe nipit të tyre Fatlum Abazi iu caktu masa e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimin për tentim vrasje të rëndë. Ndërsa në arrati ndodhet i dyshuari tjetër Ardian Abazi.
Ata dyshohet se kanë plagosur rëndë Zenel Jashari dhe Nazmi Ukën. Nga arma e tyre sipas prokurorisë janë shkrepur 13 plumba të cilave me lëndime të rënda u shpëtuan dy viktimat.
E tërë ngjarja thuhet se ndodhi për shkak të konfliktit të mëhershëm që kanë pasur më herët me Jasharin.
Insajderi ka siguruar vendimin e gjykatëses Alltën Murseli, për paraburgimin e tyre, në të cilin thuhet se dyshuarit në bazë të një marrëveshje paraprake kishin përcjellur gjatë tërë ditës lëvizjet e Zenel Jasharit.
Në vendim tregohet në detaje se si ka ndodhur tërë ngjarja.
Pasditen e së martës në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, derisa viktimat Zenel Jashari dhe Nazmi Uka, ishin duke lëvizur me veturën e tipit “fond” në këtë rrugë ishte krijuar kolonë, të cilën e kanë shfrytëzuar të dyshuarit.
“Njëri nga ta ofrohet tek pasagjeri i automjetit dhe pasi që dritarja e automjetit ka qenë e hapur me armë në dorë e fut dorën brenda dhe shtënë 13 herë në drejtim të të dëmtuarit duke u shkaktuar dëme të rënda dy viktimave”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Mirëpo këto akuza i ka mohuar para prokurorit Nase Sekiraqa. Ai deklaron se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes pasi që në kohën kur ka ndodhur plagosja ai ka qenë në një varrim tek varrezat në lagjen Dragodan.
Ndërsa avokati i Sekiraqës, Florent Latifaj, ka deklaruar se incizimet ku klienti i tij shihet që ka qenë në varreza i ka dorëzuar gjykatësit e në të cilat pamje sipas tij dëshmohet se Sekiraqa ka qenë aty me personat që përmend si dëshmitarë.
Ndërkohë që e ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim.
Ndërsa i dyshuari tjetër Fatlum Abazi ka deklaruar se ka qenë në shtëpi në kohën kur kishte ndodhur plagosja dhe se nuk ka qenë në dijeni të rastit.
“Unë deri më tani nuk kam pasur probleme me të, por i njëjti vëllain tim Fahri Abazin e ka plagosur tetë herë në të dy këmbët ndërsa në vitin 2012 ka pas problem mee vëllain tim më të vogël Fatbardh Abazin, me mua nuk ka pasur problem andaj edhe e ndjej vetën të pafajshëm”, ka thanë ai.
Pavarësisht kësaj, në vendim thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake pas analizimit të të gjitha provave ka konstatuar se ekziston dyshimi se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë dhe bashkëveprim” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe