Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim një delegacion të JICA japoneze, të kryesuar nga drejtori për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, ku u diskutua për zhvillimet në sektorin ekonomik dhe të financave publike në vend.
Me këtë rast, Ministria Hamza i shprehi mirëseardhje Miyazaki për vizitën e tij në Kosovë, dhe e falënderoi përzemërsisht për bashkëpunimin, dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën në sferën ekonomike, shoqërore dhe politike, dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit Ministri Hamza, e falënderoi Miyazaki për mbështetjen që shteti japonez i ka dhënë Kosovës deri më tani përmes projekteve të ndryshme, si dhe e njoftoi delegacionin japonez edhe me nevojat për investime, prioritetet në sektorët e ekonomisë, dhe veçanërisht në projektet që ofrojnë zhvillim të qëndrueshëm, e të cilat kanë analizë përkatëse dhe studim fizibiliteti, si dhe janë kompatibile me prioritetet qeveritare.
Ndërsa, drejtori i JICA për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, duke njoftuar ministrin Hamza për qëllimin e vizitës, përmendi vizitën e paradokohshme të kryeministrit japonez në Ballkan dhe në këtë kontekst idenë e tij për Iniciativën Japoneze për Ballkanin, si formë të bashkëpunimit me shtetet ballkanike, dhe në këtë kontekst edhe me Kosovën.
Ai gjithashtu falënderoi Ministrin për pritjen, dhe e përgëzoi për të arriturat e deritashme dhe stabilitetin makrofiskal të Kosovës, dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në mes dy vendeve në projektet me interes reciprok. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur