LAJMI I FUNDIT:

Ballkani nënshkruan me talentin e Vushtrrisë, Jetmir Topallin

Ballkani nënshkruan me talentin e Vushtrrisë, Jetmir Topallin

Sulmuesi i ri, Jetmir Topalli, është lojtar i ri i Ballkanit.

Është vet futbollisti që ka konfirmuar transferimin e tij në klubin suharekas duke lënë FC Vushtrrinë pasi klubi nuk arriti të sigurojë një inkuadrim në Superligë.

Vet lojtari u shpreh emocional për këtë largim, duke falënderuar tifozët vushtrrias.


Topalli ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Ligës së Parë dhe absolutisht zbulimi më i madh i nivelit të dytë të garave të futbollit kosovar.

Edhe KF Ballkani ka konfirmuar nënshkrimin për dy vjet me sulmuesin.

Ky është përforcimi i tertë për KF Ballkanin i zyrtarizuar për këtë edicion.

Klubi nga Suhareka besohet se po vazhdon të negociojë me disa lojtarë të tjerë duke qenë një prej skuadrave më seriozisht të konsoliduara këtë verë në prag të fillimit të sezonit të ri.

Ballkani ka pretendime të mëdha për sezonin e ardhshëm duke parë ri organizimin serioz të klubit dhe stadiumin atraktiv i cili ka qenë prej më të frekuentuarve në mbarë vendin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Ligat tjera
Kalo në kategori