Qeveria gjermane ende nuk ka marrë një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë por Christian Lange, Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit thotë se Berlini do të shprehet në kohë për takimin e Këshillit Evropian, programuar për datën 28 qershor.
Në Ekzekutivin Federal të Gjermanisë, Lange është në rangun e një zëvendësministri të Drejtësisë. Në takimin që pati me gazetarët në Tiranë, ai mohoi kur u pyet nëse çështja Tahiri është kusht për të marrë PO-në e Berlinit zyrtar.
“Nuk është e zakonshme që rastet e veçanta të kthehen në kusht për projektet evropiane”, u shpreh ai, shkruan Top Channel.
Lange është edhe deputet në Bundestagun gjerman. Ai u distancua nga deklaratat e numrit dy të grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Waderphul, që duke e gjykuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në kushtet e konfliktit të interesit, kërkoi largimin e tij.
“E kam dëgjuar deklaratën e kolegut. Gjermania nuk e ka tradite të mbajë qëndrim për çështje të brendshme të vendeve të tjera dhe kjo deklarate më ka surprizuar. Më duhet t’ju them se nuk është praktikë e Gjermanisë që të mbajë qëndrim për çështje të politikave të brendshme të shteteve”.
Ai vuri theksin te lufta ndaj korrupsionit, fenomen për të cilin tha se i janë ankuar edhe investitorët gjermanë në Shqipëri.
“Ka ende punë për të bërë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë sidomos në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni mban peng te gjitha shtetet demokratike dhe duhet të jetë në qendër të betejës. Ai lufton demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Investitorët gjermanë që takova më sollën në vëmendje që problemi kryesor që kanë është korrupsioni”.
Sekretari gjerman i Shtetit në Ministrinë gjermane të Drejtësisë, mbrojti reformën në drejtësi, duke theksuar se në një fazë kalimtare është normale që të dalin edhe pengesa.
Për Berlinin, reforma në drejtësi është i vetmi kusht theksoi Christian Lange ndërsa kërkoi që Vettingu jo vetëm të vazhdojë për të ecë me ritëm më të shpejtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj