LAJMI I FUNDIT:

MPJ uron Tsiparas dhe Zaev, mirëpret Marrëveshjen historike ndërmjet Shkupit dhe Athinës

MPJ uron Tsiparas dhe Zaev, mirëpret Marrëveshjen historike ndërmjet Shkupit dhe Athinës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës uron kryeministrat Alexis Tsipras e Zoran Zaev dhe mirëpret Marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

MPJ vlerëson se kjo Marrëveshje do t’i kontribuojë edhe më tej forcimit të paqes, ruajtjes së stabilitetit, ndërtimit të mirëbesimit, transformimit dhe integrimit euro-atlantik të të gjithë rajonit të Evropës Juglindore, thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm në mes vendeve respektive dhe rritjes së prosperitetit për qytetarët.


“MPJ konsideron se arritja e kësaj Marrëveshje historike është një dëshmi dhe shembull se kur ekziston vullneti, gatishmëria dhe lidershipi nëpërmjet diplomacisë, dialogut, respektit reciprok mund të arrihen zgjidhje edhe për çështjet më të vështira. Ministria e Punëve të Jashtme falënderon të gjithë palët dhe akterët e përfshirë në proces që ndihmuan në arritjen e kësaj Marrëveshje”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori