LAJMI I FUNDIT:

Pasi sheh veturën presidenciale të Trumpit, Kim Jong-un largohet me Mercedesin e tij – i cili gjithashtu ka gjëra shumë të veçanta (Foto/Video)

Pasi sheh veturën presidenciale të Trumpit, Kim Jong-un largohet me Mercedesin e tij – i cili gjithashtu ka gjëra shumë të veçanta (Foto/Video)
A motorcade believed to be carrying North Korea's leader Kim Jong Un travels past in Singapore June 10, 2018. REUTERS/Athit Perawongmetha

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është parë duke lënë samitin e Singaporit në Mercedes-in e tij të blinduar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump i tregoi limuzinën e tij të quajtur “Bisha”.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, diktatori i Koresë së Veriut u dërgua në aeroport me një Mercedes S600 Maybach, pasi ai fluturoi përsëri drejt vendit të tij, pas nënshkrimit të një marrëveshje historike për denuklearizimin.


Por megjithëse vetura e tij mund të duket si një limuzinë normale nga jashtë, është e pajisur me disa veçori shumë të veçanta – për ta bërë Kimin të ndjehet tepër i sigurt.

Edhe pse duket shumë e çuditshme, vetura që kushton 1.6 milionë dollarë thuhet se përmban një tualet personal për përdorim të vetëm të liderit të Koresë së Veriut.

Sipas Washington Post, Kim është paranojak në lidhje me spiunët e huaj duke analizuar edhe vaskat e WC-së, kështu që ka nevojë për një tualet të afërt në çdo kohë – madje edhe kur është duke udhëtuar brenda shtetit.

Veç kësaj, vetura gjithashtu përmban xhama të plotë dhe rezistente ndaj plumbit që do të thotë se mund të “shpëtojë” nga një sulm me pushkë.

Modeli i posaçëm i Kimit ka një vlerësim të tillë të lartë rezistent ndaj shpërthimit, i cili supozohet se mund të mbijetojë një shpërthim prej 15 kilogramësh të TNT.

Gjithsesi, mediat shkruajnë se mbetet e paqartë se si lideri i Koresë së Veriut ishte në gjendje të ketë në shfrytëzim një Mercedes të tillë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi sanksione ndaj kombit të izoluar që ndalonin gjithashtu edhe importin e automjeteve gjermane.

Daimler, kompania mëmë e Mercedesit, ka thënë për Business Insider se nuk ka kryer ndonjë biznes me Korenë e Veriut për më shumë se 15 vjet dhe është duke vepruar në përputhje me sanksionet e OKB-së, duke mohuar se ka ndonjë rol në shitjen e makinës tek Kim.

Përveç Mercedesit, Kim Jong-un thuhet se është një maniak makinash që zotëron një koleksion të super veturave që besohet se arrijnë vlerën e 20 milionë dollarëve.

Raportet thonë se ai ka pothuajse 100 makina në garazhet e tij të shumëfishta në të gjithë Korenë e Veriut, pasi filloi t’i mbledhë ato në një moshë shumë të re. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Emri juaj sipas shkronjave, çfarë kuptim ka?

Emri juaj sipas shkronjave, çfarë kuptim ka?

Fun
Polakja thyen rekord botëror për qëndrimin më të gjatë në akull

Polakja thyen rekord botëror për qëndrimin më të gjatë në akull

Interesante
Kalo në kategori