LAJMI I FUNDIT:

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Fluturimi me aeroplan i paraparë nga Teksasi në Japoni është anuluar, pasi piloti u ndalua nga policia për sjellje të pahijshme derisa ishte duke pirë gjatë një ahengu të organizuar në hotelin ku po qëndronte.

Aviokompania japoneze Air Japan anuloi fluturimin nga Dallasi drejt Tokios, për të testuar gjendjen mendore dhe fizike të kapitenit 49-vjeç, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër të gjithë 157 pasagjerët që ishte planifikuar të udhëtojnë më këtë pilot, janë transferuar në një aeroplan tjetër për të vazhduar rrugëtimin.

Piloti, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, kishte ngrënë darkë në Dallas me pjesën tjetër të ekuipazhit dhe më pas vazhdoi ahengun në hotelin ku po qëndronte.

Punonjësit e hotelit u kishin kërkuar të mos jenë shumë të zhurmshëm, pasi në orën 2 të mëngjesit janë telefonuar policia për shkak të brengës së eskalimit të situatës dhe fjalimit e sjelljeve të pilotit.

Policia e morën në pyetje dhe e paralajmëruan të mos shkaktojë probleme tjera, është thënë nga aviokompania japoneze.

Megjithatë, ai nuk u lejua të fluturonte të nesërmen dhe u detyruan ta anulojnë fluturimin dhe të angazhohet një pilot tjetër që do ta zëvendësonte kapitenin “problematik”. /Telegrafi/