LAJMI I FUNDIT:

Pensionohet përfundimisht David Haye

Pensionohet përfundimisht David Haye
(Foto: Getty Images)

Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në boks, David Haye, është pensionuar për të dytën herë gjatë karrierës së tij.

37-vjeçari ka lëshuar një komunikatë të gjatë për ta shpjeguar vendimin e tij.


Britaniku u kthye nga pensionimi në vitin 2016 në përpjekje për t’u bërë sërish kampion bote. Mirëpo, pas dy fitoreve me nokaut, ai u tregua i pafuqishëm përballë Tony Bellew.

(Foto: Getty Images)

Boksieri kishte pësuar një lëndim serioz në tetivën e Akilit në meçin e parë, ndërsa gjatë rimeçit në maj të këtij viti nuk ishte aspak në gjendje që t’i bënte ballë kundërshtarit të tij.

Të gjitha lajmet për David Haye
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për David Haye

“Natyrisht se egoja ime do të dëshironte që të pensionohesha pas një fitoreje ose si një kampion. Mirëpo, thellë-thellë e di se përpjekja ime më 5 maj 2018 ishte më e mira që mund të jepja”.

“Po ashtu, e di se përpjekja ime e dështuar tregoi të vërtetën për aftësitë e mia aktuale në një arenë të klasit botëror”, është shprehur mes tjerash boksieri.

Humbja e fundit e Haye ishte nga Tony Bellew (Foto: Getty Images)

Haye u bë kampion i WBA-së në vitin 2009 kur e mposhti Nikolai Valuevin dhe asokohe u përball me Wladimir Klitschkon. Edhe pse nuk kishte qëndrueshmëri, ai tërhiqte vëmendje të madhe.

Boksieri 37-vjeçar pensionohet pas 32 ndeshjeve, 28 fitoreve (26 me nokaut) dhe vetëm katër humbjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori