LAJMI I FUNDIT:

Rafael Nadal bën historinë, fiton titullin e 11-të të French Open

Rafael Nadal bën historinë, fiton titullin e 11-të të French Open
Foto: Getty Images)

Rafael Nadal e ka shkruar sërish emrin në librat e historisë duke e fituar për të 11-tën herë në karrierë titullin e French Open në Roland Garros.

Tenisti spanjoll triumfoi përballë Dominic Thiem për t’u bërë vetëm tenisti i dytë që e fiton 11-të herë të njëjtin turne të madh pas sukseseve të Margaret Court në Australian Open.


(Foto: Getty Images)

Që nga triumfi debutues në Paris në vitin 2005, 32-vjeçari ka dominuar në këtë garë duke humbur vetëm dy herë në karrierën e tij.

Të gjitha lajmet për Rafael Nadal
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Rafael Nadal

Në finalen e këtij viti, Nadal fitoi me rezultat 3-0 në sete (6-4, 6-3, 6-2) kundër tenistit austriak, Dominic Thiem.

“Dua t’i them përgëzime Dominicut dhe ekipit të tij. Ka qenë nder të luaj ndaj teje, je një lojtar i shkëlqyer. Vazhdo kështu. Të uroj të gjitha të mirat”.

(Foto: Getty Images)

“Mezi pres t’i falënderoj të gjithë pjesëtarët e ekipit tim dhe familjen time. Të gjithëve që më kanë ndihmuar secilën ditë”.

“Pa ju, nuk është e mundur. Është gjë e bukur. Kemi kaluar momente të vështira vitin e kaluar, prandaj është një ëndërr që të jem sërish me këtë trofe”, ka deklaruar Nadal pas triumfit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori