LAJMI I FUNDIT:

Marcelo: Ronaldo nuk është pronar i Realit, Neymarin të gjithë e presim në Madrid

Marcelo: Ronaldo nuk është pronar i Realit, Neymarin të gjithë e presim në Madrid
during the UEFA Champions League group H match between Real Madrid and Borussia Dortmund at Estadio Santiago Bernabeu on December 6, 2017 in Madrid, Spain.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Real Madrid.

Portugezi pas triumfit në Ligën e Kampionëve la të hapur mundësin për largim nga Santiago Bernabeu.


Për largimin e mundshëm të Ronaldos nga Reali ka folur edhe zëvendës kapiteni Marcelo.

Mbrojtësi i majtë ka thënë se Ronaldo nuk është pronar i Realit dhe se të gjithë duan qëndrimin e tij.

“Ronaldo nuk është pronar i Realit. Nëse presidenti ka vendosur ta transferojë një futbollist do ta bëjë atë”.

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo (Getty Images)

Tutje Marcelo foli edhe për bashkëkombësin e tij Neymar i cili po flitet se do t’i bashkohet Realit.

“Ronaldo nuk ka pse të largohet për t’i liruar vendin Neymarit. Të gjithë në klub duam qëndrimin e Ronaldos por edhe ardhjen e Neymarit”.

Krejt në fund Marcelo ka thënë se një ditë Neymari do ta vesh fanellën e Realit.

Neymar dhe Marcelo duke festuar një gol të sulmuesit me fanellën e Brazilit (Getty Images)

“Neymar e ka derën hapur për tu transferuar në Bernabeu. Reali është një klub ku duhet të luajnë më të mirët dhe Neymar një ditë do të luaj këtu por nuk e di se kur”, ka përfunduar Marcelo.

Sipas mediave franceze, braziliani Neymar nuk është i lumtur në PSG dhe ka kërkuar largimin nga klubi francez për t’iu bashkuar vetëm Realit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori