LAJMI I FUNDIT:

Çka duhet të dini para procesit të lindjes cezariane (Video)

Çka duhet të dini para procesit të lindjes cezariane (Video)

Nëse flasim për procesin e lindjes padyshim që ndonjëherë kemi raste kur nuk mund të bëhet lindja normale dhe mjekët detyrohen që ta kryejnë atë me anë të operimit, siç njihet lindja me prerje cezariane.

Ndër arsye kryesore që përcaktojnë se gruaja lindjen duhet ta kryej me prerje cezariane, sipas prof. dr. Sejdullah Hoxha janë: “Indikacionet për prerje cezariane i kemi ndarë në indikacione relative dhe indikacione absolute. Indikacionet apsolute janë kur nuk ka mundësi me lind në mënyrë natyrale qoftë për shkak të patologjisë në trupin e nënës, qoftë për shkak të ndonjë komplikimi që lajmërohet. Indikacionet absolute në përgjithësi janë placenta previa që do të thotë i paraprinë para se me dalë bebja, shtrati i bebes vendoset në kanalin e lindjes dhe teorikisht e praktikisht nuk ka mundësi për me lindë”.


Meqenëse lindja cezariane konsiderohet që është intervenim kirurgjik, padyshim që ka raste të rralla kur edhe mund të ketë komplikacione siç janë ato: intra dhe post operative.

“Tani fakti që është operacion dhe intervenim kirurgjik s’mund t’i ikim edhe komplikacioneve, jo gjithmonë kemi komplikacione, por duhet të potencojmë që çdo rast që futet në operim janë të mundshme komplikacionet intra dhe post operative. Problematikë kryesore është gjakderdhja që gjatë intervenimit mund të kemi më shumë gjakderdhje edhe pacientja ndoshta kërkon rimarrje të gjakut. Pra, problematika kryesore gjate intervenimit kirurgjik me prerje cezariane është gjakderdhja”, shpjegon, Edibe Hoda-Borovci, gjinekologe – obstetër, në Klinikën Amerikane, dr. Behar Kusari.

Përveç shpjegimeve që gjinekologu iu bënë çiftit në rastet kur kemi të bëjmë me lindjen cezariane, e rëndësishme ështwëqë edhe anesteziologu të bëjë sqarimet e duhura me gruan dhe atë një ditë përpara operacionit.

“Zakonisht, ne preferojmë që pacientja të vijë një ditë përpara, rregull, një domosdoshmëri që pacienten me e vlerësuar për anestezion”, shpjegon, anesteziologu, dr. Dukagjin Kryeziu, nga Klinika Amerikane, dr. Behar Kusari.

Pjesë e emisionit ishte edhe Ajla, të cilën ekipi i emisionit Ninullë e ka përcjellë në tërë procesin e saj të lindjes.

Për të parë gjithë këtë proces dhe emocionet nëpër të cilat kanë kaluar Ajla dhe bashkëshorti i saj Egzoni dhe për të mësuar më tepër rreth lindjes cezariane, ndiqni emisionin Ninullë në linkun e mëposhtëm.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori