LAJMI I FUNDIT:

Dukej si një luftë në mes dy rivalëve, por ishte orkestruar nga ish e dashura e tij – vajza publikon pamjet e vrasjes së ish të dashurit në Snapchat (Foto)

Dukej si një luftë në mes dy rivalëve, por ishte orkestruar nga ish e dashura e tij – vajza publikon pamjet e vrasjes së ish të dashurit në Snapchat (Foto)

Një grua orkestroi vrasjen e ish të dashurit të saj dhe më pas postoi një video në Snapchat, në të cilën ai dukej duke vdekur, i mbuluar nga gjaku.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fatima Khan, 20 vjeçe, është akuzuar për realizimin e një plani me Raza Khan – 19 vjeçar për të vrarë Khalid Safi, 18 vjeç, në veri të Londrës, më 1 dhjetor 2016.


Raza Khan, thuhet se ka qëlluar disa herë kërkuesin e azilit në kraharor në North Acton, ndërsa Fatima po regjistronte luftën.

Ajo e postoi atë në Snapchat me titullin: ‘Kjo është ajo që ndodh kur ju tentoni të ma hidhni mua’.

Khalid Safi, 18

Videoja në fjalë si dhe pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për luftën e pretenduar janë shfaqur në një gjykatë në qendër të Londrës.

Prokurori ka thënë se të dy burrat luftuan pasi Raza Khan gjendej me Fatima Khan në një kafene në afërsi të punës së saj në Vigilant Security.

Ajo tha se Raza Khan shkoi tek ata duke mbajtur një thikë të madhe.

Raza Khan, 19, ende në arrati

“Z. Safi përdori një kaçavidë dhe filluan të luftonin. Lufta zgjati 15 sekonda më së shumti dhe është kapur nga kamerat e sigurisë”.

“Z. Safi vdiq në vendin e ngjarjes duke marrë një numër plagësh në gjoksin e tij, një që i kishte depërtuar edhe në zemrën e tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori