LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Jam i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave, ishin të uritur për fitore

Challandes: Jam i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave, ishin të uritur për fitore

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores në miqësore ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Kosova ka mposhtur Shqipërinë me rezultat të thellë 3-0 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin Letzigrund të Cyrihut.

Me këtë fitore është ndier i lumtur edhe trajneri Challandes, i cili i përgëzoi futbollistët e tij pas ndeshjes.


“Unë pashë një ekip të uritur për fitore, që luajti me agresivitet dhe fitoi”, ka thënë fillimisht Challandes për Supersport pas ndeshjes .

“Rezultati 3:0 është i shkëlqyeshëm, mirëpo ne kemi ende shumë punë për të bërë dhe ky është vetëm fillimi”.

“Ne kemi shënuar tre gola, por patëm edhe shumë raste tjera për të bërë gol”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e djemve dhe duhet t’i falënderojmë ata për këtë që bënë”.

“Objektivi im te Kosova nuk është kualifikimi në Evropian, por të formojmë ekipin, të formojmë lojën dhe më pas rezultatet vijnë ngadalë”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/