LAJMI I FUNDIT:

Ardian Ismajli nga janari pjesë e Juventusit?

Ardian Ismajli nga janari pjesë e Juventusit?

Juventus vazhdon të kërkojë në treg për një mbrojtës të ri pasi humbi Gleison Bremer për pjesën tjetër të sezonit.

Bremer është shumë i rëndësishëm për bardhezinjtë, por klubi tashmë po përpilon një listë të përforcimeve të mundshme mbrojtëse për afatin kalimtar të janarit.

Mes lojtarëve në radarin e tyre është Ardian Ismajli i Empolit, të cilin Juventus e ka ndjekur prej disa kohësh, sipas Tuttomercatoweb.


Bianconerët e dinë mirë situatën e kontratës së tij – marrëveshja e tij aktuale me Empolin skadon në fund të këtij sezoni dhe ai duket se nuk ka gjasa ta rinovojë atë.

Kjo paraqet një mundësi për Juventusin që të bëjë një ofertë në janar për të bindur Empolin që ta shesë, në vend që të rrezikojë ta humbasë lojtarin falas në fund të sezonit.

Në moshën 28-vjeçare, Ismajli është një mbrojtës me përvojë dhe mund të mos i duhet shumë kohë për t’u përshtatur në mjedisin e ri dhe për të filluar menjëherë të kontribuojë në skuadër.

Zonja e Vjetër ka nevojë për një mbrojtës në janar, sepse nuk ka shumë opsione në defanzivë dhe nëse një lojtar më shumë në atë pozicion lëndohet, mund të jenë në telashe të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i gatshëm ta 'thyejë bankën' për transferimin e Vinicius Jr

Liverpooli i gatshëm ta 'thyejë bankën' për transferimin e Vinicius Jr

Premier League
Misteri i medaljes së humbur zgjidhet, por ajo nuk përfundoi në xhepin e Trumpit

Misteri i medaljes së humbur zgjidhet, por ajo nuk përfundoi në xhepin e Trumpit

Ndërkombëtare
Manaj e Tusha vulosin ëndrrën evropiane – Drita shkruan histori dhe kalon tutje në Ligën e Kampionëve

Manaj e Tusha vulosin ëndrrën evropiane – Drita shkruan histori dhe kalon tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
FC Copenhagen, kundërshtari i FC Dritës nga elita e Evropës - detaje për gjigantin danez

FC Copenhagen, kundërshtari i FC Dritës nga elita e Evropës - detaje për gjigantin danez

Liga e Kampionëve
Lojtari i Real Madridit i thotë Alonsos se 'dëshiron të largohet' pas zhgënjimit në Botërorin për Klube

Lojtari i Real Madridit i thotë Alonsos se 'dëshiron të largohet' pas zhgënjimit në Botërorin për Klube

La Liga
Wirtz po 'i demolon' mbrojtësit e Liverpoolit në stërvitje

Wirtz po 'i demolon' mbrojtësit e Liverpoolit në stërvitje

Premier League
Kalo në kategori