LAJMI I FUNDIT:

FBI: Hakerat ruse kanë sulmuar mijëra kompjuterë në gjithë botën

FBI: Hakerat ruse kanë sulmuar mijëra kompjuterë në gjithë botën

FBI ka paralajmëruar të premten se hakerat rusë kanë kompromentuar qindra e mijëra kompjuterë shtëpiash dhe zyrash, nga të cilët kanë marrë informacione të ndryshme, përreth globit.

Autoritetet në SHBA u kanë kërkuar pronarëve të firmave të ndryshme të ruterave që të ristartojnë dhe të marrin përditësimet e reja për të qenë të mbrojtur.

Paralajmërimi është pasuar edhe nga një urdhër gjykate që i jepte dritën jeshile FBI-së që të sekuestronte një uebsajt që hakerat po planifikonin ta përdornin për të udhëzuar ruterat e lidhur me kompjuterë të ndryshëm përreth globit Pajisje të prekura nga këta hakera janë evidentuar në më tepër se 50 shtete, shkruan Reuters.