LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni rrugor këtë paradite në Maqedoni

Komunikacioni rrugor këtë paradite në Maqedoni

Komunikacioni rrugor në Maqedoni është duke u zhvilluar nëpër rrugë me lagështi, bëjnë të ditur na shërbimet rrugore.

Prandaj, shoferëve u kërkohet të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e vozitjes.


Kujdes të veçant duhet treguar nëpër grymat malore ku është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Kamenica Maqedonase – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Dendësia e komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë./Telegrafi/