Egzon Binaku është përforcimi i fundit për kombëtaren shqiptare, i cili do të debutojë në miqësoret kundër Kosovës e Ukrainës pas pak ditësh.
Realisht, Binaku është risia e madhe e Panuccit, sepse Sindrit Guri kishte kohë që ishte lajmëruar se do të grumbullohej për këto miqësore, pas golave pa fund në Superiore dhe firmës në kampionatin belg.
Por kush është Binaku? Bëhet fjalë për një futbollist me origjinë nga Kosova, por i lindur e i rritur në Suedi, aty ku është formuar si futbollist, duke hedhur hapat e parë te IFK Amal.
Në vitin 2014 e pikasi Hacken, klub nga Goteborgu, që prej vitesh është në majat e futbollit suedez.
Prej vitit 2015 në ekipin e parë, Binaku pati vetëm një periudhë të shkurtër huazimi te Ljungskile, ndërsa në vitin 2017 u bë titullar te Hackeni, me 22 ndeshje në kampionat, 15 prej të cilave nga minuta e parë. Vetëm tre kartonë të verdhë dhe një i kuq gjatë sezonit, kartoni i kuq erdhi pikërisht kundër Malmos, por ishte një simulim i kundërshtarit.
Välkommen till Malmö FF, Egzon Binaku! pic.twitter.com/tTzqsyYn7y
— Malmö FF (@Malmo_FF) December 20, 2017
Malmo e pëlqeu dhe në fund të vitit të shkuar vendosi ta blinte për 800 mijë euro, pasi Binaku kishte rinovuar verën e shkuar.
Kontratë 4-vjeçare për mbrojtësin e majtë, i cili te Hackeni e kishte nisur si anësor i majtë ofensiv, pozicion që di ta bëjë mirë.
“Binaku është një mbrojtës modern, i shpejtë, i zoti me këmbë dhe i mirë në lojën një-kundër-një”, thotë drejtori sportiv i Malmos Daniel Anderson, i cili është i bindur se te Malmo, Binaku do të zhvillohet edhe më shumë, duke pasur si rival një emër me shumë eksperiencë si 33-vjeçari Behrang Safari, ish-mbrojtës i Bazelit dhe Anderlehtit, ndër të tjera.
Gjatë prezantimit në dhjetor të vitit të shkuar Binaku u shpreh: “Dua të fitoj trofe, ndaj zgjodha Malmon. Gjatë viteve të fundit kam mësuar të luaj në mbrojtje e në sulm dhe mendoj se cilësitë e mia sulmuese do të përshtaten mirë me lojën e Malmos”
Binaku ka luajtur një ndeshje në Kampionatin Evropian U21 verën e shkuar, me fanellën e Suedisë, por tani ka zgjedhur Shqipërinë. /Sport Ekspres/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe