LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi kërkon talentin e Leverkusenit, Bailey

Real Madridi kërkon talentin e Leverkusenit, Bailey
Foto: SqwuakaFootball/Twitter

Mediat raportojnë se Real Madridi ka regjistruar interesimin e tyre për talentin e madh të Bayer Leverkusenit, sulmuesin anësor Leon Bailey.

Mbretërit pritet të bëjnë revolucion në skuadër gjatë verës edhe nëse klubi e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të tretë radhazi.


Gjatë muajve të fundit janë përmendur shumë emra si të mundshëm për tu transferuar në Santiago Bernabeu, ndërsa sot listës i është shtuar edhe një.

Manchester United dhe Arsenal pas Leon Bailey
Lexo po ashtu Manchester United dhe Arsenal pas Leon Bailey

Është talenti i madh i Leverkusenit, Bailey, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit Los Blancos.

Bailey shihet si zëvendësues i Bale (Getty Images)

Sipas mediumi ESPN FC, 20-vjeçari është identifikuar nga Mbretërit si zëvendësuesi potencial për Gareth Bale, i cili pritet të largohet në verë.

Sulmuesi nga Xhamajka është i lidhur me një numër të madh të skuadrave evropiane, përfshirë e Bayern Munichun.

Baileyn e do gjysma e Evropës, Leverkuseni kërkon mbi 60 milionë euro
Lexo po ashtu Baileyn e do gjysma e Evropës, Leverkuseni kërkon mbi 60 milionë euro

Megjithatë, largimi i tij nga Leverkusen nuk do të jetë i lehtë pas ‘Aspirinat’ kërkojnë hiç më pak se 60 milionë euro për shërbimet  e tij.

Ndryshe, Bailey ka shënuar 12 gola këtë sezon me skuadrën gjermane dhe mungesa në Ligën e Kampionëve mund t’i detyrojë ta shesin një yll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori