Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj gjashtë personave dhe tri kompanive, që, sipas tyre, kanë lidhje me forcën ushtarake të Iranit – Gardën Revolucionare.
Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se sanksionet godasin ata që kanë kanalizuar miliona dollarë për grupin, duke financuar “aktivitetet e tij të këqija”.
Banka Qendrore e Iranit e ka ndihmuar Gardën Revolucionare të ketë qasje në dollarët amerikanë përmes një rrjeti të gjerë të shkëmbimit të monedhës, tha ai.
Departamenti i Thesarit tha se të gjashtë individët janë iranianë, transmeton Rel.
Individët dhe entitetet amerikane do të ndalohen të bëjnë biznes me ta.
Sanksionet vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur të martën të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251