LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: S’po duket që dikush po dëshiron zgjedhje të parakohshme

Haradinaj: S’po duket që dikush po dëshiron zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se pas takimit me përfaqësuesit e partive politike kanë rënë dakord që të vazhdohet me tryeza tjera për të diskutuar për temat nacionale.

Ai në një prononcim për media tha se tashmë kanë përgatitur edhe një platformë për dialogun.


I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Haradinaj tha ” S’po duket që don dikush zgjedhje të parakohshme”.

Ndryshe, tryeza e diskutimit në mes partive politike pozitë-opozitë, e cila është thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës.

Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, agjendën e integrimeve evropiane, formimin e Ushtrisë së Kosovës, reformën zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori