LAJMI I FUNDIT:

Coutinho ia propozon Barcelonës Canin

Coutinho ia propozon Barcelonës Canin
Coutinho te Liverpool (Getty Images)

Mediat spanjolle raportojnë se Philippe Coutinho dëshiron ribashkimin me Emre Can dhe ia ka propozuar gjermanin Barcelonës.

Barcelona kërkon të nënshkruaj me një mesfushor me tipare mbrojtësi pas largimit të Javier Mascheranos në afatin kalimtar të dimrit, pasi Sergi Samper nuk ka arritur t’i bind drejtuesit.

Blaugranët duan një zëvendësues për Sergi Busquetsin, pasi spanjolli është zgjidhje e parë gjatë gjithë sezonit dhe kjo po e lodh jashtë-mase.


Kështu, Barcelona mendohet se është në treg për një emër të ri, i cili e ka profilin e duhur për ekipit dhe vjen si transferim i lirë gjatë verës.

Emre Can (Getty Images)

Mesfushori gjerman, Emre Can, i cili momentalisht është i lënduar ka pasur një sezon yjor nën urdhrat e Jurgen Kloppit te Liverpooli.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Can është mjaftueshëm i mirë për tu transferuar në Camp Nou si mesfushor i ri.

Ky medium raporton gjithashtu se transferimi i Canit në Camp Nou mund të ndihmohet nga ish-bashkëlojtari i tij, Philippe Coutinho.

Coutinho thuhet se ia ka propozuar Barcelonës transferimin e Canit pasi sipas tij gjermani ka aftësitë e duhura me top dhe forcë të mjaftueshme. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori